MENU
klinika

Konkurrencë edhe mes “Nike” e “Adidas”

Klubet që fitojnë më shumë nga sponsorizimi i fanellave

07.01.2020 - 21:53

Marketingu dhe sponsorizimi në futboll është një hallkë shumë e rëndësishme për klubet, sidomos ato historike dhe me tifozëri të madhe.

Të ardhurat financiare sigurohen në rrugë të ndryshme nga klubet e futbollit. Ndër këto mundësi janë edhe kontratat e partneritetit, ku përfshihen edhe ato me firmat e njohura të veshjeve sportive.

Së fundmi, kampionët në fuqi të Europës kanë rënë dakord për një marrëveshje shumëvjeçare sponsorizimi me firmën e njohur “Nike”. Liverpool do të përfitojë 80 milionë stërlina në vit.

Kjo marrëveshje theyn rekordin e klubeve të Premier League në këtë drejtim, që deri më tani mbahej nga Manchester United. Klubi nga “Old Trafford” përfitonte 75 milionë stërlina në vit nga kontrata me “Adidas”.

Real Madridi përfiton 98 milionë stërlina në vit nga “Adidas”, ndërsa Barcelona 100 milionë stërlina në vit nga “Nike”. Dy gjigantët e La Liga-s janë të vetmit në futbollin europian që fitojnë më shumë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga alkooli, droga dhe investimet e këqija

10 futbollistët e famshëm që falimentuan nga veset

Pritet të dominojnë deri në 2030

10 futbollistët fenomenë të dekadës së re