MENU
klinika

Ende pa marrëveshje

“Koalicioni i shpresës” drejt shuarjes

29.01.2020 - 10:04

Isa Mustafa dhe Albin Kurti të martën për rreth dy orë zhvilluan një takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, mirëpo edhe nga ky takim dolën pa marrëveshje, shkruajnë mediat kosovare.

Ende pa u formuar i ashtuquajturi “Koalicion i shpresës” Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhanë sinjale të fuqishme mbrëmjen e së martës se shpresat e rreth 500 mijë kosovarëve që votuan për këto dy parti janë drejt shuarjes. LDK-ja dhe LVV-ja as me ndihmën e ambasadorëve të QUINT-it nuk arritën t’i kapërcejnë dallimet e tyre.

As pas rreth katër muajsh bisedime e as në praninë e ambasadorëve të shteteve të QUINT-it Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) nuk arritën të gjenin rrugën e zgjidhjes për formimin e koalicionit bashkëqeverisës.

Për më shumë lajme vizitoni www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Presidenti' problemi kryesor

“Jemi ende larg me LDK”


Luftë ndaj korrupsionit dhe ndikimeve keqdashëse

Prioritetet e Harris dhe Trump për Ballkanin Perëndimor

“Rusia e Kina kanë zgjeruar ndikimin në rajon”

Kurti: Serbia do të jetë rrezik për sigurinë e Kosovës dhe…

Deri tani 13 persona kanë humbur jetën

Pamjet/ Shembet streha në stacionin hekurudhor në Serbi

"Projektligjet për serbët në Kosovë nuk i shkelin zotimet e dialogut"

U kritikua nga SHBA dhe BE, reagon Serbia