“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje, jam një vajzë 29 vjeçe dhe kohët e fundit nuk po ndjehem mire nga stomaku, kam dhimbje, bark të fryrë dhe grykësima.
Përgjigjet gastroenterelogu: Nga simptomat që më keni dërguar mund të jetë gastrit. Gastriti është inflamacion (pezmatim ose skuqja) e mukozës së stomakut. Ai mund të jetë në dy forma gastrit akut dhe kronik. Diagnostikimi i gastritit bëhet nëpërmejt endoskopisë së stomakut së bashku me biposinë e mukozës së stomakut. Ju sugjeroj të bëni një vizitë më të hollësishme për të parë gjendjen tuaj.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.