MENU
klinika

Çfarë takimesh përfshin axhenda e tij?

Komisioneri për Zgjerim viziton Shkupin dhe Tiranën

12.01.2020 - 14:50

Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, do të vizitojë me 15 dhe 16 janar Shkupin dhe Tiranën, në misionin e tij të parë zyrtar në Ballkanin Perëndimor që nga fillimi i mandatit të tij.

Agjenda e tij përfshin takime me zyrtarët e lartë politike të dy vendeve të Ballkanit dhe një vizitë në vendet e goditura nga tërmeti nëntorin e kaluar, me një vëmendje në konferencën e donatorëve, e cila do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt.

Në Tiranë ai do të takohet me presidentin Meta, kryeministrin Rama dhe kreun e PD-së Basha.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Jashtëm në Bruksel të mbajtur më herët ai ka deklaruar se ka pasur diskutime “të hapura, konstruktive dhe inkurajuese”me Francën dhe Holandën për zgjerimin e ardhshëm të BE me Ballkanin Perëndimor.

Komisioneri u takua me Ministrin e Jashtëm holandez, Stef Blok dhe Ministrin francez për Çështjet Evropiane, Amelie de Montchalin dhe Kryeministrin Edouard Philippe në Paris, në përpjekje për të zhbllokuar ngërçin për zgjerimin evropian.

Në tetor, Franca dhe Holanda bllokuan fillimin e negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kjo veto tani mund të kapërcehet falë një propozimi për një reformë të procesit të zgjerimit të BE-së, të cilën Varhelyi do ta njoftojë në javët e ardhshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Veprimet pas rezultateve të referendumit

BE: Kuvendi të miratojë ndryshimet kushtetuese