24.01.2020 - 12:56
Ka mjaftuar një foto e postuar nga kryebashkiaku, Erion Veliaj, që të gjithë të mendojë se Getoar Selimi do të mbajë një koncert në Tiranë.
Kryebashkiaku ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet krah reperit shqiptar dhe në dorë ata mbajnë një tabelë ku shkruhet: “Tirana100”.
Foton Veliaj e shoqëron me fjalët: “Yo boyz, wazzup? #Tirana100” dhe aty ka etiketuar edhe Getoarin.
Me sa duket reperi do të bëhet pjesë e koncertit të madh që do të organizohet me rastin e 100-vjetorit të Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë.
Festimet do të mbahen më 11 shkurt dhe pritet që atë ditë të ketë shumë organizime nga ana e bashkisë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Njofton me foto
Getoar Selimi, një surprizë për fansat?
MMV erdhi!
Geti publikon videoklipin e ri
Aventurë e re
Marina dhe Geti arratisen në tjetër kontinent
Në krahët e Getit