MENU
klinika

Fatura e plotë e dëmeve del në...

Konferenca e donatorëve/ Rama takon Merkel

27.01.2020 - 10:37

Kryeministri Edi Rama do të takojë ditën e sotme kancelaren gjermane Angela Merkel lidhur me Konferencën e Donatorëve që do të zhvillohet në datë 17 Shkurt në Bruksel.

Lajmin e bëri të ditur vetë kreu i qeverisë, teksa postoi në rrjetet sociale nga avioni ku shkruante: “Për në Berlin për takimin me Kancelaren Merkel, enkas për Programin e Rindërtimit në vigjilje të Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt”.

Fatura e dëmit është 1 mld euro, e megjithatë pritet që bilanci përfundimtar të dalë në 4 shkurt, 13 ditë para Konferencës së donatorëve, siç ka bërë më herët të ditur Rama.

Teksa prezantoi platformën online, Rama sqaroi se nuk pret që nga kjo konferencë të derdhen miliona apo që të mblidhet shuma që të mund t’i përballojë të gjitha dëmet, por një pjesë të rëndësishme do e mbulojë buxheti i shtetit.

Për më shumë lajme klikoni në www.konica.al

“S’ka rëndësi numri i prokurorëve apo gjykatësve”

Ambasadori rumun në Shqipëri: Reforma në Drejtësi, t’i drejtohet qytetarit

Bosi i Camorra-s nis bashkëpunimin me drejtësinë

Dorëzohet pas 26 vitesh në burg “Sandokan”

Juristi: Në ruspën e madhe të pushtetit mund të bjerë kushdo

Kryetarja e bashkisë Himarë u zgjodh edhe me tre vota të “rrjedhura” nga opozita