MENU
klinika

Në dyshim edhe “Rrally Dakar”

Konflikti SHBA-Iran rrezikon Superkupën e Spanjës

08.01.2020 - 18:05

Sonte, në orën 20:00, luhet gjysmëfinalja e parë e Superkupës së Spanjës mes Valencias dhe Real Madrid, në Jedah të Arabisë Saudite.

Por konflikti Iran-SHBA ka prekur edhe sportin. Superkupa e Spanjës dhe “Rally Dakar” që po zhvillohen në Arabinë Saudite mund të rrezikojnë mbarëvajtjen normale nëse Amerika kundërpërgjigjet.

Arabia Saudite është aleat me SHBA dhe Irani ka kërcënuar se, në rast se arabët ndërhyjnë, duke ndihmuar Donald Trump, do të ketë sulme të menjëhershme me armë.

Janë plot 104 pika kyçe që janë vënë në shënjestër dhe nuk do të ishte çudi nëse një prej tyre të koicidonte afër vendeve ku zhvillohen ndeshjet e Superkupës së Spanjës dhe garat e “Rally Dakar”.

Sipas medieve spanjolle, situata po monitorohet me kujdes dhe vlerësohet rreziku aktual, për të kuptuar nëse aktivitete sportive në fjalë mund të zhvendosen në rast rreziku.

Dy ndeshjet që zhvillohen në qershor

Kombëtarja detyrim gjashtë pikët

Hap i madh për 'play-off'

NBA/ Clippers triumfojnë me Bulls

Aksidenti i rëndë e lë jashtë garës së Argjentinës

Marc Marquez e nis sezonin ters