MENU
klinika

Në rrezik gara e Formula 1

Koronavirusi, shtyhet Botërori i Atletikës

30.01.2020 - 15:36

Kampionati Botëror i Atletikës në salla të mbyllura i vitit 2020, programuar për t’u mbajtur në Nanjing, është shtyrë për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit në Kinë.

Lajmi është konfirmuar nga organi drejtues i Atletikës Botërore, që pas konsultave me Organizatën Botërore të Shëndetit, ka vendosur që turneu të organizohet vitin e ardhshëm:

“Këshillat e ekipit tonë mjekësor, të cilët janë në kontakt me Organizatën Botërore të Shëndetit, është që përhapja e koronavirusit si brenda Kinës ashtu edhe jashtë vendit është ende në një nivel shqetësues.

Kjo mund të shmanget me shtyrjen e çdo ngjarjeje madhore dhe pas konsultave kemi vendosur që turneu të shtyhet për në vitin 2021″ – shkruhet në njoftimin zyrtar të Federatës Botërore të Atletikës.

konica sportkonica sport mobile

Kampionati ishte programuar mes datave 13-15 mars, por pavarësisht se shumë qytete të tjera hodhën idenë e një organizimi të turneut më të rëndësishëm të Atletikës, Federata Botërore e Atletikës vendosi ta pezullojë për një tjetër datë.

Ky vendim ndikon negativisht në përgatitjet e sportistëve që kishin nisur tashmë përgatitjet për turneun. Virusi, që ka marrë jetën e 130 personave në Kinë, është përhapur në 16 vende të botës, ndërsa ka sjellë anulimin edhe të Kampionatit Botëror të Skive dhe Superligës kineze të futbollit.

Gjithashtu, në rrezik është edhe Çmimi i Madh i Formula 1, garë e programuar për në muajin prill. Duke parë përhapjen e madhe dhe numrin që sa vjen e shtohet, gara në Kinë është vënë në dyshim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë thonë shkëncëtarët?

Zbulohet burimi i përhapjes së koronavirusit!

Virusi që përhapi panik në tërë botën

Publikohet filmi i parë për koronavirusin