MENU
klinika

Xi Jinping në rrezik!

Koronavirusi, “vdekjeprurës” edhe për presidentin kinez!

29.01.2020 - 18:08

Presidenti kinez Xi Jinping po përballet me një krizë politike që nga shpërthimi i koronavirusit.

Në mbrëmjen e së martës, kishte 5,974 raste të konfirmuara të koronavirusit në territorin e Kinës, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të vendit. Numri i të vdekurve ishte 132.

Për të ndaluar përhapjen e virusit, Pekini po merr masa si mbyllja e qyteteve që strehojnë miliona njerëz, duke kufizuar udhëtimet dhe duke zgjatur festën e Vitit të Ri Lunar. Ekonomistët presin që rezultati ekonomik të prekë turizmin dhe konsumin brenda dhe jashtë Kinës.

Përshkallëzimi i virusit, pasi u identifikua për herë të parë në fund të dhjetorit ka të ngjarë të bëjë Xi që të kuptojë se kjo ishte “jo vetëm një krizë shëndetësore”, tha Allison Sherlock, studiuese e Kinës në Eurasia Group, një grup konsulence.

“Kjo është ndoshta sfida më e madhe politike me të cilën është përballur ai që nga marrja e detyrës në 2012,” tha Sherlock për CNBC.

“Keqmenaxhimi i situatës nuk çoi vetëm në përhapjen e shpejtë të virusit, por gjithashtu shkatërroi besimin tek qeveri. Dhe ata do të përpiqen të bëjnë gjithçkapër të siguruar që njerëzit të fillojnë përsëri të besojnë tek zyrtarët vendorë, “shtoi ajo.

Volker Stanzel, një ish ambasador gjerman në Kinë, tha se shpërthimi i koronavirusit është testi më i madh, i parashikueshëm për udhëheqjen e Partisë Komuniste Kineze këtë vit.

Xi ka arritur për shumë kohë të konsolidojë pushtetin.

Media, e kontrolluar nga shteti, po raporton përpjekjet e gjithanshme të qeverisë për të mbajtur nën kontroll virusin, por zemërimi shfaqet kudo në mediat sociale për mënyrën se si është trajtuar rasti.

Të martën, Reuters raportoi që Xi i tha kreut të OBSH-së se koronavirusi i ri është një “djall” dhe se Kina është e sigurt se do të fitojë betejën kundër tij.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNBC

Për më shumë lajme vizitoni www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Virusi që përhapi panik në tërë botën

Publikohet filmi i parë për koronavirusin

Çfarë thonë shkëncëtarët?

Zbulohet burimi i përhapjes së koronavirusit!