Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pas mbledhjes së kryesisë ka deklaruar se është caktuar seanca për votimin e qeverisë. Konjufca ka njoftuar se seanca është caktuar për të hënën me fillim nga ora 11:00.
“Ne sapo e përfunduam një mbledhje të shpejtë, siç e dini mandatari për kryeministër iu është drejtuar Kuvendit dhe kryesisë së Kuvendit të Kosovës me një kërkesë për paraqitjen e qeverisë së ardhshme. Ai e ka kërkuar datën 3 shkurt, në orën 11:00.
Mbledhja e kryesisë vendosi njëjtë, që të respektohet kjo datë dhe kjo orë që mbledhja e ardhshme, seanca plenare të mbahet me 3 shkurt në ora 11:00″– thotë ai. Kryeparlamentari është shprehur optimist për marrëveshjen me Lidhjen Demokratike.
“Bisedimet po vazhdojnë, nuk ka ende një marrëveshje, por, unë jam shumë optimist që marrëveshja do të bëhet dhe që askush nuk mund ta ndalë krijimin e qeverisë Kurti.
E tëra që duhet të bëjmë në është që ta implementojmë zërin e qytetarëve, që ishte zë për ndryshime, për Albin Kurti kryeministër”– deklaroi Konjufca.