MENU
klinika

Ja mbi kë bien dyshimet

Krimi godet në familje/ Vritet çifti në Kosovë

23.01.2020 - 18:08

Mëngjesin e së mërkurës në Prizren burrë e grua u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në lagjen “Ortakoll”. Çifti bashkëshortor i cili kishte ardhur vetëm dy ditë më parë nga Suedia në Kosovë, u qëllua për vdekje me armë zjarri.

I dyshuari për vrasjen e tyre është A.Hadri, djali i tyre, i cili ka ikur nga Kosova, pas vrasjes makabre të prindërve. Dy gëzhoja të plumbave dhe një pistoletë u gjetën në afërsi të trupave të pajetë.

Oborri i shtëpisë së familjes Hadri në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit po qëndron ende i rrethuar me shirita të policisë. Çifti kishte ardhur nga Suedia në Kosovë për pushime, por vetëm dy ditë pas ardhjes ata u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Prizren.

policia kosovare-konica.al
policia kosovare-konica.al

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka thënë për Gazetën Express se i dyshuar për vrasjen e çiftit nga Prizreni është djali i tyre 35-vjeçar, A.Hadri, i cili është larguar nga Kosova më 20 janar, po atë natë që ishin kthyer prindërit e tij.

Prokuroria ka thënë se i dyshuari ka shkuar nga Kosova në Maqedoni me datën 20 janar, e më 21 janar nga Maqedonia në Greqi.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme policia ka marrë në pyetje edhe dy fëmijët e tjerë të çiftit Hadri, të cilët pas marrjes së lajmit për vrasjen e prindërve të tyre, kanë ardhur nga Suedia në Kosovë. Suada dhe Durim Hadri do të varrosen të premten në Prizren.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN