MENU
klinika

Nga The Guardian

Kriza e refugjatëve tregoi ‘fytyrën e vërtetë’ të europianëve

02.01.2020 - 19:28

Në dekadën e fundit, migracioni është bërë një çështje urgjente politike.

Në këtë decade ka patur jo vetëm lëvizje njerëzish përtej kufijve kombëtarë, por edhe nga përpjekje nga qeveria për të ngritur mure. Ne kemi parë nacionalizmin që fiton vota.

“Fluks”, “përmbytje” dhe “krizë”. Mediat kanë formuar opinionin publik.

Sigurisht, migrimi ka ndodhur në çdo dekadë. Por në këtë dekadë një numër më i lartë njerëzish kanë lëvizur nga jugu drejt veriut. Në Evropë kanë ardhur qindra mijëra njerëz nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Azia e Jugut, që kërkojnë të ikin nga varfëria kronike, paqëndrueshmëria politike, luftërat dhe kriza e klimës.

Gjatë gjithë kësaj kohe, kur dhjetëra mijëra vdiqën në det duke u përpjekur të arrinin në Evropë, Evropa e ka konsideruar veten viktimë të një “krize” migrantësh ose refugjatësh.

Kjo mund të shihet në mënyrën se si migracioni në Evropë është portretizuar si një “pushtim” i kulturave të ndryshme dhe një “përplasje qytetërimesh”, në një mënyrë që është e ngjashme me arsyetimet e epokës koloniale.

Në dekadën e kaluar, ne kemi parë politikat anti-migracion dhe racizmin të lulëzojë në të gjithë botën. BE nisi t’I kategorizonte si azilkërkues ose “migrantë ekonomikë”. Patrullimi i kufijve u intensifikua, duke rezultuar në marrëveshje me Turqinë dhe Libinë.

Kufizime u vendosën gjithashtu në veprimtarinë e kërkimit dhe shpëtimit të OJQ-ve në Mesdhe.

Shumë migrantë dhe azilkërkues janë të detyruar të jetojnë jetë të padukshme, të paligjshme,.

Në Britani, qeveria konservatore ka refuzuar me këmbëngulje të pranojë refugjatë, vetëm 3% e kërkesave për azil në Evropë janë vendosur në Britani për shkak se refugjatëve u mohohet zakonisht hyrja. Pra, Britania ka një nga nivelet më të ulëta të pranimit të refugjatëve në Evropë.

Emigrantët jetojnë të dëshpëruar, në botën e shfrytëzimit dhe punës së detyruar.

Dhe ka shumë migrantë që burgosen. Përgjatë kësaj dekade, kam vizituar shumë njerëz të ndaluar në qendrat Dover dhe Yarl, të mbajtur pa afat kohor, dhe pavarësisht se nuk kanë kryer asnjë krim. Sot, Britania mbetet vendi i vetëm evropian që praktikon ndalimin e azilkërkuesve dhe migrantëve. Gjatë Krishtlindjeve, 1,826 njerëz u burgosën në këto qendra.

Ndërkohë që një numri të madh njerëzish në të gjithë globin ende i mohohet liria e lëvizjes, vendosmëria e tyre për të mbijetuar nuk do të mposhtet nga muret dhe kufijtë.

Lëvizjet protestuese të migrantëve në Itali tregojnë se ka s vendosmëri dhe ngatishmëri për të luftuar përsëri.

Ne mund t’i bashkohemi atyre duke sfiduar sistemin që mundëson margjinalizimin e tyre dhe ndarjen racore.

Ne duhet të ofrojmë një mënyrë tjetër për të parë migracionin; një alternativë që zhduk kolonializmin dhe pabarazinë që ka krijuar.

Hsiao-Hung Pai është një gazetar dhe autori i ‘’Chinese Whispers: The Story Behind Britain’s Hidden Army of Labour’’.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kadare dhe intelektualët paralajmërojnë

“Evropa do të zhduket nën dallgët e populizmit”