MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Kriza me Iranin/ Trump nuk ka asnjë strategji!

14.01.2020 - 19:38

Viti i ri filloi me një tjetër vendim të pakuptimtë të politikës së jashtme nga Presidenti amerikan Donald Trump.

Vrasja e gjeneralit Qassem Suleimani, ishte një veprim i pamatur, provokues dhe largpamës. Suleimani pa dyshim që kishte shumë ndikim në Lindjen e Mesme.

Por ai gjithashtu gëzonte popullaritet në vendin e tij, pa marrë parasysh se Trump pretendon ndryshe.

Edhe një herë, Shtetet e Bashkuara kanë vepruar gabim dhe kundërshtarët e tij mund ta përdorin këtë si një justifikim për të kryer operacione të ngjashme.

Pas sulmit ndaj Suleimanit, Trump kërcënoi Iranin vazhdimisht me shkatërrimin e disa vendeve të çmuara kulturore të vendit, të cilat do të përbëjnë një krim lufte.

Megjithatë, në planin afatgjatë, a do të jetë efektiv ky veprim?

Natyrisht, përgjigja do të varet nga objektivat e Trump përballë Iranit.

Problemi kryesor për SHBA është se nuk ka objektiva të qarta në lidhje me Iranin, dhe kështu nuk ka një strategji të përcaktuar qartë.

Në mungesë të një plani, nuk është çudi që administrata e tij vazhdimisht kundërshton veten.

Protestat kundër regjimit që rrethojnë Iranin po bëhen jehonë në vendet e tjera të Lindjes së Mesme, ku ai gëzon një ndikim të dukshëm.

Pavarësisht kësaj, mundësia që Trump të mbarojë praninë ushtarake amerikane në Irak nuk duhet të hidhet poshtë. Tani për tani, forcat e NATO-s që luftojnë Shtetin Islamik kanë pezulluar operacionet e tyre, dhe disa aleatë të SHBA kanë filluar të evakuojnë trupat e tyre nga Iraku.

Por kjo nuk do të thotë që SHBA po largohen nga Lindja e Mesme: përkundrazi, numri i trupave amerikane në rajon është rritur me 15,000 gjatë gjashtë muajve të fundit.

Edhe pse Irani ka njoftuar se tani do të ndalojë respektimin e kufizimeve të JCPOA në programin e tij bërthamor, ai nuk e ka mbyllur derën për mundësitë e shpëtimit të marrëveshjes. Për më tepër, tensionet amerikano-iraniane duket se janë qetësuar disi ditët e fundit.

Në fund të fundit, SHBA do të duhet të njohë një realitet të padiskutueshëm: në situata aq kritike sa kjo, diplomacia nuk është një opsion, por një detyrim.

Për të shmangur katastrofën, e cila duhet të jetë përparësia kryesore për të gjitha palët e përfshira, kjo është pa dyshim rruga që duhet të ndiqet.

Javier Solana, një ish-Përfaqësues i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, dhe Ministër i Jashtëm i Spanjës, aktualisht është President i Qendrës Esade për Ekonomi Globale dhe Gjeopolitikë dhe Bashkëpunëtor i nderuar në Institucionin Brookings.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Gjermania e Franca, te Rusia e Kina

Si reagoi bota për vrasjen e gjeneralit iranian nga SHBA?


Pse lëvizja mund të rrisë tensionet mes dy vendeve

SHBA zhvendos sistemin raketor Typhon pranë Kinës

Gratë snajperiste poshtëruan iranianët

Kush fshihet pas Kupolës së Hekurt?

Pse “dragoi” ka në dorë rrjedhën e luftës?

Rusia mund të tërhiqet nga Ukraina, falë Kinës

Teherani kërcënon me një armë të re

Hakmarrja e Izraelit ndaj Iranit nuk do të vonojë

Franca dhe Gjermania dalin jashtë loje

Veriu i Evropës merr në dorë “frenat” e NATO-s