MENU
klinika

Pezullimin? E ka në dorë drejtësia

Kryebashkiaku i Bulqizës merret në pyetje nga SPAK

23.01.2020 - 19:26

Një ditë pas publikimi të një video në media ku shihej një person që pinte kokainë në një lokal, ndërsa thuhet se është kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, ky i fundit ësht marrë sot në pyetje nga Prokuroria Speciale Antikorrupsion.

Për rreth 1 orë e 20 minuta kryebashkiakuka dhënë dëshminë e tij para prokurorëve të çshtjes, ndërsa shoqërohej nga avokati i tij, Petrit Ismaili.

Jashtë ambienteve të Prokurorisë, pohoi se kreybashkiaku Alla nuk pranoi të jepte komente te gjata për mediat, teksa dilte nga ky institucion. Alla tha se komentet i ka dhënë në prokurori. Po ashtu kryebashkiaku pohoi se çështjen e pezullimit të tij nga detyra apo jo e ka në dorë drejtësia.

“Do bisedojmë herë tjetër. Do kemi kohë. Sot s’kam komente. Komentet i kam në prokuroi. E ka në dorë drejtësia këtë (Pezullimin nga detyra)”, pohoi Alla. Alla mësohet të ketë mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Ndërkohë, avokati i tij, Ismaili theksoi se presin që situata të sqarohet, ndërsa shtoi se video është e paqartë. “Nuk duam të prononcohemi. Alla nuk dha asnjë deklarim. Presim të sqarohet, se pranon absolutisht. Do sqarohet situata. Video është montazh, është e paqartë”, tha avokati.

HETIMI I SPAK
Kujtojmë se sot SPAK njoftoi se ka nisur një hetim ndaj Allës, ndërkohë që ky i fundit ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij. Përmes reagimeve kryebashkiaku Alla pohoi se në video nuk ishte ai dhe se gjithçka ishte e montuar nga PD, ndërsa shtoi se për ekzistencën e saj kishte dijeni që një vit më parë.

Po ashtu ai tha sot se do të depozitonte një padi ndaj ish-deputetit të PD-së Ervin Salianji, për akuzat që ky i fundit lëshoi ndaj Allës, ku deklaroi se personi në video është kryebashkiaku i Bulqizës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN