MENU
klinika

"LSI kërkon plotësimin e 9 kushteve të Bundestagut"

Kryemadhi publikon foton nga takimi me Varhelyi

16.01.2020 - 20:05

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi me anë të një statusi në “Facebook” ka publikuar një fotografi, ku shfaqet në takimin që ajo dhe përfaqësues të opozitës të bashkuar kanë pasur me Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Oliver Varhelyi.

Kryemadhi thekson se Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon që qeveria të plotësojë nëntë kushtet e Bundestagut.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Ishte kënaqësi e veçantë të takoheshim sot së bashku me përfaqësuesit e tjerë të Opozitës së Bashkuar me Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Oliver Varhelyi.

Gjatë bisedës së zhvilluar me z. Varhelyi, në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim shpreha angazhimin tonë të plotë në përmbushjen e nëntë kushteve të Bundestagut. Hapi i hedhur nga Opozita për Reformën Zgjedhore tregon qartë seriozitetin e saj dhe rëndësinë e padiskutueshme që ka për ardhmërinë e Shqipërisë, Integrimi në Bashkimin Europian. Ne besojmë se perspektiva Europiane e Shqipërisë është pa asnjë dyshim e vetmja mundësi për progres ekonomik dhe zhvillim për vendin dhe qytetarët tanë.

LSI kërkon që Hapja e Negociatave të ndodhë menjëherë për të forcuar kështu besimin tek të gjithë shqiptarët se Integrimi në BE është një proces i pakthyeshëm.

Hapja e Negociatave do të jetë një sinjal shumë shpresëdhënës për të gjithë shqiptarët, duke ndikuar kështu shumë pozitivisht edhe tek problemi më i rëndë, që po kalon sot Shqipëria, shpopullimi i saj.