MENU
klinika

"Konfirmuam mbështetjen..."

Kryesimi i OSBE-së/ Cakaj: Përkushtim për parandalimin e konflikteve

22.01.2020 - 14:49

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një reagim në rrjetet sociale u shpreh se gjatë vizitës në Ukrainë së bashku me kryeministrin Rama në kuadër të marrjes së kryesimit të OSBE, zhvilluan takime të niveleve të larta politike, si dhe vizituan zonat e prekura nga konflikti.

“Konfirmuam mbështetjen për misionet e OSBE-së në terren dhe vizituam zonat e prekura nga konflikti, për të dhënë shembullin e përkushtimit të plotë të Kryesisë së Shqipërisë për parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve në përgjithësi”– theksoi Cakaj në postimin e tij.

Kryeministri, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Kryetari i Radhës i OSBE-së, Edi Rama, së bashku me Ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, udhëtuan drejt Ukrainës, ku zhvilluan një vizitë dyditore. Kjo ishte vizita e parë zyrtare e zhvilluar, që prej marrjes së Kryesisë së OSBE-së nga Shqipëria.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!