MENU
klinika

Shkrepja gjeniale!

Kujt ia nxori gjuhën Ajnshtajni?

24.01.2020 - 19:42

     Fotografia më e famshme e gjeniut të fizikës, me gjuhën jashtë, sikur të ishte komedian dhe jo njeri i ftohtë i shkencës. Shkrepja është krejtësisht origjinale, jo ndonjë truk./Konica.al

Fotografia daton në ditëlindjen e 72-të, të fizikanit të famshëm. Konkretisht, miqtë dhe kolegët përgatitën një festë, në 14 mars 1951, në klubin “Princeton”.

Mbërritën shumë miq, si dhe fotografë të mediave. Aty, Ajnshtajni takoi fotografin profesionist Arthur Sasse, i cili i bëri disa fotografi.

Festës i erdhi fundi dhe profesori i lodhur u drejtua drejt makinës. Sasse iu përgjërua edhe për një tjetër fotografi. Ajnshtajni reagoi ndaj tij, duke i nxjerrë gjuhën me humor dhe kështu u krijua fotoja e lavdishme.

Arthur Sasse i dërgoi disa kopje të të gjitha fotografive të ditëlindjes dhe menjëherë, Ajnshtajni  “u dashurua” me fotografinë, tashmë legjendare, duke porositur nëntë kopje të saj.

Fizikanti i famshëm e përdori këtë fotografi në të gjitha rastet, gjë që tregon sesa shumë i pëlqeu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jo çdo gjë që mësuam në shkollë është e saktë

8 faktet e gabuara që mësuam në shkollë

Një vështrim i trashëgimisë së Ajnshtajnit

E shkuara dhe e ardhmja, një njohje më e plotë me aktorët kryesorë


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit