MENU
klinika

Me sloganin “futbolli gjuha jonë”

Kupa “Nënë Tereza” jo thjesht një projekt-ide

16.01.2020 - 17:55

Prej pak kohësh pa qarkullon lajmi që mes Shqipërisë dhe Kosovës është projektuar një turne me emrin “Kupa Nënë Tereza”, ku dy skuadrat finaliste të marrin pjesë në Europa League.

Në këtë trofe kombëtar pritet të përfshihen 102 ekipe të Shqipërisë dhe Kosovës. Federatat përkatëse po mendojnë të shmangin kupat e republikës për zhvillimin e këtij aktiviteti.

“Do të jetë një shkëmbim eksperiencash sportive dhe marketing. Kosova të njohi trojet tona dhe ne të njohim Kosoven, jo më kot sllogani është ‘futbolli gjuha jonë’.

Nëse do të zhvillohet ky aktivitet, do të shmanget Kupa e Shqipërisë dhe numri i ndeshjeve shkon shumë në krahasim me ndeshjet në kupë që kemi ne” – u shpreh Ilir Shulku për Klan Tv.

Në total do të luajnë 102 ekipe, nga kategoritë superiore, e parë dhe e dytë e dy vendeve, me rreth 200 ndeshje. Shpenzimet do të jenë të mëdha.

kosove shqiperi
kosove shqiperi

Për këtë arsye do të kërkohet mbështetje edhe nga qeveritë e dy vendeve. Por më parë projekti duhet të kalojë në filtrat e FIFA-s dhe UEFA-s

Në momentin që do të vijë aprovimi nga FIFA dhe UEFA, atëherë do të kërkojmë ndihmën e Qeverisë të Shqipërisë dhe Kosovës. FIFA dhe UEFA janë duke e shqyrtuar dhe do japin përgjigje pozitive besoj” – shton Shulku.

Ky aktivitet do të jetë i ndarë në dy faza, ajo e parë eliminatore dhe e dyta me 32 skuadra. Ndeshjet parashikohen të luhen me sistem vajtje-ardhje.

Iniciativa e përbashkët e dy federatave, FSHF dhe FFK, për të organizuar kompeticionin Kupa “Nënë Tereza” është pasqyruar edhe në median e njohur franceze të futbollit “L’Equipe”.

Kjo është përpjekja e parë serioze e dy federatave të futbollit në Kosovë dhe në Shqipëri për të bashkërenduar kompeticionet futbollistike.

Më parë është organizuar Kupa Pavarësia, që bëhet çdo 28 nëntor, me pjesëmarrjen e 4 skuadrave shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Vitin e kaluar nuk u zhvillua për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Futbolli bashkon Kosovën me Shqipërinë

Kupa “Nënë Tereza”, projekti shkon në UEFA