“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje, kam disa ditë që kur ha bukë më mbyt kolla, dhe kam ënjtje në qafë, çfarë është?
Përgjigjet endokrinologia: Nga simptomat që po më thoni mund të jetë gjëndra e tiroides. Këshillohen të kryhen disa ekzaminime mjekësore të tilla si: Analiza për matjen e nivelit të hormoneve në gjak: TSH, FT4; FT3, si edhe hormone të tjera.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.