MENU
klinika

Manaj flet pas prezantimit

“Kur më kërkoi Barça, nuk doja asnjë tjetër”

21.01.2020 - 11:50

Pas shumë tratativave, Rey Manaj ka kompletuar kalimin e tij te Barcelona B. Lojtari 22-vjeçar u prezantua të hënën te gjiganti spanjoll, ku mori numrin 22 në fanellë dhe firmosi për 3 sezone e gjysmë.

Sulmuesi shqiptar, i cili në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Interit, e cilësoi këtë kalim si nënshkrimin më të madh në jetën e tij. Manaj tregoi emocionet e momentit kur mori vesh për interesimin e katalanasve dhe zbuloi objektivat:

“Një nga ditët më të rëndësishme të jetës sime, kam nënshkruar për një nga klubet më të mëdha. Për mua, më i miri në histori. Me të vërtetë mezi pres të luaj.

Kur mësova interesin nga Barcelona, nuk doja të dëgjoja asnjë ofertë tjetër. Tani jam këtu, jam shumë i lumtur. Unë kam përvojën e duhur për të udhëhequr një ekip. E di që sulmuesit duhet të shënojnë gola dhe shpresoj ta bëj sa më shumë që ekipi të kalojë në ligën e dytë”.

Kartoni i Rey Manaj u ble për 700 mijë euro, ndërsa ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh. Paraqitjet e tij me Albacete, e cila e bleu nga Interi për shifrën e 2 milionë eurove në verë e bindën Barcelonën që të shpenzojë për futbollistin shqiptar, i cili bëhet i pari kuqezi që zbret me fanellën blaugrana.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN