MENU
klinika

50% e nisin me...

Kush i ndihmon shqiptarët të hapin një biznes?

25.01.2020 - 15:40

Ngritja e një biznesi nuk është e lehtë megjithatë sipas një sondazhi nga Institutit Shqiptar “SME Albania” 50% e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme, shprehen se e kanë nisur me kursime.

Nga të dhënat e publikuara u anketuan 500 sipërmarrës në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, si shërbim, prodhim, agropërpunim, artizanat, IT, shitje me shumicë e pakicë.

Referuar përgjigjeve të të anketuarve, 20 për qind prej tyre e kanë nisur biznesin me hua bankare, dhe 25 për qind prej tyre e kanë nisur me të ardhura nga emigracioni.

Pjesa më e vogël e sipërmarrjeve, prej 5 për qind, shprehet se e ka nisur aktivitetin ekonomik, me hua nga familjarë dhe të afërm. Të intervistuarit janë shprehur se kanë mundur që më pas ta zhvillojnë biznesin me kredi bankare.

Në pyetjen lidhur me aktivitetin e prodhimit krahasuar me një vit më parë, 59 % e të intervistuarve janë shprehur së kanë pasur rritje të prodhimit.

Në parashikimin për volumin e prodhimit/ kontratave për vitin 2020, 69 % e bizneseve janë shprehur se do të ketë rritje, ndërsa 31% e tyre e shikojnë situatën e njëjtë.

Nga BBC/ 'Për një kohë të pacaktuar'

Kina pezullon dialogun kryesor ekonomik me Australinë

Nga Bloomberg/ Basti i inflacionit truk ka arritur kulmin

Çfarë do vendosë sot Guvernatori turk?

Nga Financial Times/ Rolet duket se kanë ndryshuar...

Covid paralizon Azinë, perëndimi përgatiten për shpërthim

Ekonomia humbi rreth 43 mijë vende pune!

Guvernatori: Rimëkëmbje me ritme të qëndrueshme…

Nga Financial Times/ Çfarë përfshin marrëveshja?

MB-Indi bien dakord për Hartën e rrugës 2030