MENU
klinika

Studimi

Kush pi çaj tre herë në javë jeton më gjatë

23.01.2020 - 12:32

Kush pi çaj të paktën tre herë në javë jeton më gjatë dhe më shëndetshëm. Një pjesë e lajmeve që vijnë pikërisht në një kohë të vitit kur konsumi i çajit rritet gjithashtu si një strategji për tu ngrohur nga i ftohti.

Studimi, i kryer mbi njëqind mijë njerëz, u botua sot në Revistën Evropiane të Kardiologjisë Parandaluese, revista zyrtare e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë.

“Konsumi i zakonshëm i çajit shoqërohet me një ulje të sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekshmërisë,” shpjegon autori i parë i studimit

Xinyan Wang nga Akademia Kineze e Shkencave Mjekësore në Pekin. “Efektet e dobishme për shëndetin janë më të mëdha për çajin jeshil dhe për ata që kanë qenë një pirës i rregullt i kësaj pije për një kohë të gjatë”.

Studimi

kolana e librave

Studimi përfshiu pothuajse 11 mijë pjesëmarrës që nuk kishin përvojë në atak në zemër, goditje në tru apo kancer dhe të cilët u ndanë në dy grupe: pirësit e rregullt të çajit (tre ose më shumë herë në javë) dhe ata që nuk e pinë atë tre herë në javë. Të gjithë ata janë ndjekur për më shumë se shtatë vjet. Konsumi i çajit është shoqëruar me një jetëgjatësi të shëndetshme. Për shembull, të dhënat treguan që pirësit e çajit 50-vjeçar zhvillojnë sëmundje koronare të zemrës dhe atak në zemër pothuajse dy vjet më vonë dhe jetojnë 1,26 vjet më gjatë se ata që rrallë ose kurrë nuk pinë këtë pije. Jo vetëm kaq: Konsumatorët e rregullt të çajit kanë një rrezik 20% më të ulët të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe goditje në tru, 22% të një ataku fatal në zemër dhe 15% të vdekshmërisë .

Analiza e dytë pas vitesh

Për të konfirmuar efektet e dobishme të çajit, një nëngrup me 14 mijë njerëz u analizua me një vlerësim pesë vjet pas fillimit të studimit të parë. Është parë që ata që e mbanin zakonin për të pirë çaj në të dy studimet kishin një rrezik prej 39% më të ulët të sëmundjes së zemrës dhe goditje në tru, 56% më pak rrezik të një ataku fatal në zemër dhe 29%  më pak e vdekshmërisë.

Fuqia e polifenoleve

Dongfeng Gu i Akademisë së Shkencave Mjekësore Kineze thotë që jetëgjatësia do të ishte falë polifenoleve që janë përbërësit kryesorë bioaktivë të çajit dhe të cilat, nuk janë të ruajtura nga trupi në planin afatgjatë. Për këtë arsye, sipas studiuesve, përfitimet shëndetësore kanë qenë më të dukshme te pirësit e rregullt: “Kjo do të thotë – përfundon Gu – që për të pasur një efekt kardioprotektiv, marrja e zgjatur me kohën e çajit është e nevojshme për të përfituar në jetëgjatësi”.