MENU
klinika

Ç'do të ndodhë me presidentin rus?

Ky është fundi i epokës së Putinit!

17.01.2020 - 16:26

Vladimir Putin hodhi një gur të madh në pellgun e politikës ruse këtë javë kur ai njoftoi një seri ndryshimesh kushtetuese që do të transferojnë njëpjesë të konsierueshme të fuqisë nga Presidenti tek Kryeministri.

Kjo u pasua me shpejtësi nga dorëheqja e kryeministrit Dmitry Medvedev, së bashku me pjesën tjetër të qeverisë, dhe zëvendësimin e tij nga një teknokrat pak i njohur, Mikhail Mishustin.

Kjo në fakt, ishte më shumë tronditje sesa surprizë. Në Rusi, ekonomia ka rënë. Standardet e jetesës kanë rënë.

Partia me siguri nuk do t’i humbasë zgjedhjet por nëse gjërat nuk përmirësohen, manipulimi masiv i votave që do të kërkohen për të siguruar fitoren mund të çojë në demonstrata të turpshme dhe potencialisht të rrezikshme.

Për më tepër ka ende shumë pasiguri në lidhje me atë që do të ndodhë me Rusinë kur Putini të mos jetë më president në vitin 2024. Shumica e rusëve e shohin atë si njeriun që solli rendin pas kaosit të viteve të Jelcinit dhe që fitoi përsëri Krimenë.

Putini ka filluar të zgjidhë disa prej këtyre problemeve.

Ndërkohë, tani është e qartë se Putini është gati të lërë presidencën në 2024. Kjo e bën njoftimin e së mërkurës vërtet historik, duke sinjalizuar fillimin e fundit të 20 viteve të sundimit të Putinit.

kolana e librave

Megjithatë, ai duket se synon të gjejë një tjetër mënyrë për të ndikuar, qoftë si kreu i një “Këshilli Shtetëror” për të kontrolluar “ministritë e pushtetit “, për shembull si policia, inteligjenca, mbrojtja etj.

A do të funksionojë? Në një kuptim, natyrisht që do të funksionojë.

Në fakt, mënyra dhe përmbajtja e njoftimit nënvizon armiqësinë e vazhdueshme të Rusisë me Perëndimin.

Në deklaratën e tij, presidenti parashtron qëndrimin e Rusisë si një fuqi bërthamore, dhe kushtetuta e rishikuar do të forcojë kredencialet nacionaliste të kujtdo që do të zërë vendin e tij.

Ka pak perspektivë që Rusia pas Putinit, do të jetë më e brishtë sesa që është tani.

Sir Tony Brenton është një ish-ambasador britanik në Moskë.

Po mbështet kundërshtarin e tij

Putin ‘heq dorë’ nga Trump?!

"Turqia ka fuqinë dhe kapacitetin për..."

Erdogan: Politikat tona nuk janë aventura