MENU
klinika

NBA

Lakers bën të pavlefshëm dyshen Harden-Westbrook

19.01.2020 - 12:28

Los Angles Lakers vijon marshimin në Konferencën e Perëndimit dhe me këtë ritëm kalifornianët do ta mbyllin në vend të parë sezonin e rregullt. Sot Lakers fituan 124-115 në transfertë ndaj Houston Rockets.

LeBron James me shokë bënë të pavlefshëm formën e shkëlqyer të Harden dhe Westbrook, që shënuan 69 pikë, rikuperuan 15 topa dhe dhanë 14 asiste të dy së bashku.

James regjistroi 31 pikë, 5 rikuperime dhe 12 asiste, ndërsa vendimtar ishte fraksioni i tretë, ku Lakers e fituan bindshëm 17-32, me plot 15 pikë diferencë.

Vjen edhe reagimi i Oklahoma City Thunder, që arriti të triumfojë me rezultatin final 119-106 përballë Portland Trail Blazers, në një sfidë ku vendasit patën kontrollin e lojës gjatë gjithë kohës.

Kampionët e Toronto Raptors regjistruan triumfin e tretë radhazi, këtë herë me shifrat 112-122 në transfertën përballë Minnesotta Timberwolves, rezultat ky që i ngjit në vendin e tretë në Konferencën e Lindjes.

Pas 10 humbjeve radhazi, rikthehet te suksesi edhe Golden State Warriors, që mposhti me rezultatin 109-95 Orlando Magic, në “Chase Center” të San Franciscos, në një takim ku Russell ishte protagonist me 26 pikë të shënuara.