MENU
klinika

NBA

Lakers dhe Bucks e rinisin aty ku e lanë

02.01.2020 - 12:32

Dy kryesuesit e NBA në dy konferencat, Los Angeles Lakers dhe Milwaukee Bucks kanë marrë fitoret e radhës, duke vijuar supremacinë ndaj rivalëve.

Lakers fituan në shtëpi 117-107 ndaj Phoenix Suns, një sfidë që u vendos në 2 periodat e para, sidomos në 10 minutëshin e parë, ku vendasit shënuan 43 pikë, kundrejt 17 të miqve.

Shkëlqeu LeBron James me 31 pikë, 13 rebound dhe 12 asist. Duke parë shkëputjen e madhe, Lakers futi rezervat dhe rezultati u ngushtua, por pa rrezikuar fitoren.

Fitore e vuajtur e Bucks-ave, që në shtëpi mposhtën 106-104 ekipin e Minnesota. Më i miri i ndeshjes ishte greku Gianis, që realizoi 32 pikë dhe 17 rebound e 4 asist.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN