MENU
klinika

NBA

Lakers dhe Rockets rikthehen te fitorja

23.01.2020 - 11:08

Los Angeles Lakers rikthehet te torja, duke mundur 100-92 New York jashtë fushe, ndeshje e vendosur në pjesën e dytë në favor të ekipit kalifornian.

Dyshja Davis-James realizoi 49 pikë së bashku, duke qenë vendimtare në këtë sukses. Humbet skuadra tjetër e Los Angeles, ajo e Clippers, që u mund 102-95 nga Atlanta, duke lëshuar edhe vendin e dytë në Perëndim.

Edhe pse Clippers e dominuan ndeshjen (Harrell 30 pikë), duke u shkëputur deri në 21 pikë, nuk arritën të fitojnë. Për Atlanta-n u dallua Collins, autor i 33 pikëve dhe 16 rebound.

Pas 4 humbjesh rikthehet te fitorja skuadra e Houston Rockets, që mundi 121-105 Denver, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Perëndim.

Skuadra teksane e dominoi gjatë gjithë kohës ndeshjen dhe e meritoi toren, ku u dalluan Westbrook me 28 pikë e Harden me 27. Për Denver shkëlqeu Jokic, me një “triple double” (19 pikë, 12 rebound e 10 asist), por që mbetën për statistikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN