MENU
klinika

NBA

Lakers bien pas 9 fitoreve, fitojnë kampionët

16.01.2020 - 11:24

Më në fund edhe Los Angeles Lakers mposhtet në NBA. Pas 9 fitoreve radhazi, kryesuesit e Konferencës së Perëndimit dorëzohen në shtëpi ndaj Orlando Magic, duke pësuar disfatën e 8-të sezonale.

Kalifornianët u mposhtën me rezultatin minimal 118-119, në një sfidë ku më i miri mbi parket ishte Fultz i skuadrës nga Florida, i cili regjistroi një triple-double me 21 pikë 11 rebound dhe 10 asiste.

Ndërkohë te Lakers po fillon të ndihet mungesa e Anthony Davis, pasi pikëshënuesi më i mirë në këtë sfidë për skuadrën nga Los Angeles ishte Cook me 22 pikë, ndërsa LeBron James spikati me 19 pikë dhe 19 asiste.

Një fitore të madhe regjistroi edhe Toronto Raptors në parketin e Oklahoma City Thunder me rezultatin 130-121. Të pamjaftueshme për vendasit 48 pikët e dyshes italo-gjermane, Gallinari-Schroder.

Paraqitja magjike e Russell Westbrook nuk i mjaftoi Houston Rockets që u thye brenda në Toyota Center nga Portland Trail Blazzers me shifrat 107-117.

31 pikë 11 rebound dhe 12 asiste koleksionoi Westbrook në këtë sfidë por diferencën e bënë Lillard dhe McCollum, të cilët shënuan 49 pikë në total. Poshtë pritshmërive paraqitja e James Harden, i cili realizoi në total vetëm 13 pikë.

Buzëqesh edhe Denver Nuggets. Skuadra nga Colorado mposhti lehtësisht në Pepsi Center me rezultatin 100-86 Charlotte Hornets. Me këtë sukses Denver ka ruajtur vendin e dytë në konferencën e Perëndimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN