MENU
klinika

Kalon në çerekfinale

Lazio nuk fal as në Kupë, përplaset me Napolin

14.01.2020 - 20:18

Ashtu siç pritej, Lazio ka kaluar pa vështirësi ndeshjen kundër Cremoneses, pasi ka fituar me rezultatin 4-0 dhe në çerekfinale do të ndeshet me Napolin, me këtë të fundit si pritës.

Ndeshja nuk u vu në diskutim, pasi u zhbllokua që në minutën e 10′ me Patric, ndërsa Parolo dyshoi rezultatin në pjesën e parë në minutën e 26′.

45 minutat e para u mbyllën me këtë rezultat, ndërsa në pjesën e dytë nuk mungoi Immobile. Sulmuesi luajti si titullar dhe arriti të dërgonte topin në rrjetë me penallti në minutën e 58′.

Goli i fundit u shënua nga Bastos, ky i fundit çoi topin në minutën e 89′ për 4-0. Valon Berisha luajti si titullar për 90 minuta në fushën e lojës, ndërsa mungoi Strakosha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN