MENU
klinika

Gjesti i Luftëtarit të UFC

Lë ndeshjen, i dhuron së bijës palcë kurrizore

23.01.2020 - 15:30

Një gjest ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare. Ish-kampioni i botës në peshën e mesme, Robert Whittaker, është tërhequr nga eventi UFC-248 që do të zhvillohet më 7 mars në Las Vegas.

Luftëtari 29-vjeçar nuk ka asnjë dëmtim apo problem fizik, por ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirugjikale. Whittaker ka vendosur të dhurojë palcën kurrizore për vajzën e tij 1-vjeçare Liliana.

Ajo është e sëmurë dhe ka nevojë për një transplant. Kjo do të thotë që kampioni australian do të operohet së shpejti dhe do të mungojë për një periudhë të gjatë.

Lajmin e ka konfirmuar si sportisti, përmes një postimi në “Instagram” ashtu dhe presidenti i UFC-së, Dana White. Në eventin UFC-248, Whittaker duhej të duelonte ndaj Jared Cannonier, por ky duel tashmë është anuluar.

Një gjest i madh ky i një sportisti kampion, që dhuron palcën e tij kurrizore për vajzën e tij 1-vjeçare. “U kërkoj ndjesë fansave të mi, por nuk mund të dueloj në muajin mars. Kam nevojë të jem pranë familjes, por do të rikthehem. Më e mira do të vijë për mua”, – tha Whittaker

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ai më ndjek nga lart”

Nipi i Bud Spencer, kampion në MMA