MENU
klinika

Në respekt të Kobe Bryant

“Legjendat nuk vdesin kurrë”, homazhi i Milanit

28.01.2020 - 20:48

Në orën 20:45, Milan pret Torinon në “San Siro”, ndeshje vlefshme për kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Klubi kuqezi ka bërë një kërkesë në federatë për të nderuar Kobe Bryant.

Kjo kërkesë është miratuar dhe futbollistët e Milanit do të zbresin në fushë me një shirit të zi në krah si homazh për ish-tifozin special Kobe Bryant, që nuk e ka fshehur dashurinë për ekipin kuqezi.

Gjithashtu, klubi ka vendosur që këndore të vendosë një bluzë kuqezi me numrin 24 dhe me emrin e legjendës së NBA, një top dhe një buqetë me lule.

Kjo është bërë e ditur nga vetë faqja zyrtare e Milan-it, me titullin: Legjendat nuk vdesin kurrë! Kobe Bryant ka ndjekur disa ndeshje të ekipit të zemrës.

Kobe Bryant ka lindur në Regio Emilia të Italisë dhe aty kaloi fëmijërinë deri në moshën 13 vjec, prandaj është i lidhur shumë me këtë vend, ku hodhi edhe hapat e parë të basketbollit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tregon ish-basketbollisti Gazmend Çaçi

“Po tentonim të sillnim Kobe Bryant në Shqipëri”

Po mblidhen firma nga tifozët

Dy ide për të përjetësuar Kobe Bryant