MENU
klinika

Përfitojnë mbi 13 mijë drejtues mjetesh

Lehtësohen shërbimet e transportit në Pogradec

31.01.2020 - 14:24

Nga janari 2020, zyra rajonale e shërbimeve të transportit rrugor në Pogradec ka shtuar numrin e shërbimeve për qytetarët, duke sjellë lehtësi në eleminimin e kohës dhe të rrugës, për drejtuesit e mjeteve që ishin të detyruar ti merrnin këto shërbime në qytetin e Korçës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, bën të ditur se, zyra rajonale e shërbimeve të transportit rrugor në Pogradec ofron pranë qytetarëve 8 procedura të reja që llogariten në 83,848 shërbime në vit.

kolana e librave

Gama e shërbime lehtëson 9,354 zotërues mjetesh dhe 13,862 drejtues mjetesh. Ndërkohë që eliminohen 80 km rrugë vajtje-ardhje (Pogradec-Korçë) dhe 90 minuta vajtje-ardhje.

Prioritet aksesi te shërbimet për gjithë qytetarët. Risi që lehtësojnë jetën. Së shpejti, edhe Kamza, Lezha, Kruja e Bulqiza, njofton ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"S'kemi asnjë përgjigje zyrtare"

Banorët bllokojnë punimet në By Pass-in e Fierit

Aeroporti Vlorës, aksi Thumanë-Rrogozhinë...

Balluku tregon projeket madhore të qeverisë