MENU
klinika

Mes tyre, shefa rendi, policë e zyrtarë

Ndërtime pa leje/ Zbardhen emrat e të arrestuarëve

10.01.2020 - 10:24

Mësohen emrat e 13 prej policëve të arrestuar mbrëmë në Durrës.

Në një operacion të ndërmarrë mbrëmjen e së enjtes në Durrës, SHÇBA njoftoi arrestim e 17 zyrtarëve të policisë dhe të pushtetit vendor. Bëhet fjalë për :

Petrit Neziri, Ndihmës Specialist Policia, Manze;
Besnik Domi, Shef i Rendit, Shijak;
Sami Xhafa, Shefi Stacionit të Policisë, Manze;
Marjus Shahini, Kryeinspektor IMT, Shijak;
Ermal Petova, OPGJ, Manze;
Gjergji Gerco, Sekretar Njësisë Administrative, Sukth;
Nikollë Marku, OPGj, Manze;
Agim Osmani, Ndihmës Specialist Policia, Durrës;
Jul Kacadej, Specialist IMT, Shijak;
Gani Dama, Polic patrulle (në kërkim);
Haxhi Sherra, Ndihmës specialist i komisariati;
Ndriçim Shika, Ndihmës Specialist, Policia, Shijak;
Adem Lika, Ndërtues;

Në njoftimin e shpërndarë nga Ministria e Brendshme thuhej se këta efektivë dhe zyrtarë dyshohet se lejuan ndërtime pa leje në zonën e Durrësit, Manzës dhe Shijakut dhe akuzohen për korrupsion e shpërdorim detyre.

Hetimi i SHÇBA zgjati disa muaj, me metoda speciale, në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit Durrës. Ndaj tyre janë ngritur akuzat për veprat penale: “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndërtim të paligjshëm, në bashkëpunim”.

Shpërdorimi i detyrës dhe veprimtaria e kundraligjshme e këtyre subjekteve dyshohet se është shtrirë përgjatë vitit 2019 në vende dhe kohë të ndryshme.