MENU
klinika

Disa këshilla

Lëkurë të thatë? Çfarë nuk duhet të bëni më

14.01.2020 - 12:52

Në dimër është e lehtë të fajësohet moti nëse e gjeni veten me lëkurë të thatë dhe të plasaritur. Në fakt, përveç temperaturave të ulëta dhe erës, që shkaktojnë dehidratim, favorizojnë kështu skuqje, pezmatime dhe rrudha.

Përdorni një krem hidratues 

Shumë janë të bindur se është e nevojshme të përdorni një hidratues të pasur  për të luftuar lëkurën e thatë, por siç sqaron Dr. Rekha Tailor për revistën “Glamour”, kjo mund të bënte më shumë dëm sesa mirë. ”

Nëse nuk i lani shpesh shallin dhe kapelen rrezikoni lëkurën

Shalle dhe kapele janë të domosdoshme në dimër, por ato duhet të lahen rregullisht, për të eleminuar papastërtinë dhe bakteret, të cilat nëse janë në kontakt me lëkurën e fytyrës dhe qafës, mund ta irritojnë atë dhe të shkaktojnë thatësi, madje edhe puçrra.

Dushi me ujë të nxehtë

Nxehtësia e tepërt e ujit, rrezikon të privojë lëkurën nga pengesa e saj natyrore mbrojtëse, duke e bërë atë të thatë dhe të kuqe. Dhe larja në vaskë gjithashtu nuk rekomandohet. Zgjidhja? Ulja e temperaturës së ujit, shkurtimi i kohës së kaluar në dush ose shtimi i pikave të vajit në ujin e vaskës, sigurisht që janë  të vlefshme. “Më pas do të ishte e këshillueshme që të kufizoni përdorimin e xhelit të dushit në zonat thelbësore të trupit, siç janë sqetullat dhe ijët, dhe të përdorni hidratuesin menjëherë pas dushit”.

Mos pirja e ujit sa duhet

Uji është thelbësor në verë dhe në dimër dhe sipas doktor Michael Barnish “për të garantuar trupin në shkallën e duhur të hidratimit, do të ishte e nevojshme të pini nga 2 deri në 3 litra ujë në ditë”.

Mos harroni kremin kundër diellit!

Edhe kur dita është gri dhe e vrenjtur përdorni kremin kundër diellit (rrezet kalojnë nëpër retë).