MENU
klinika

INSTAT/ Çfarë ndodhi me eksportet në 2019?

Lëndët djegëse dhe energjia/ Grumbulluan mbi 200 mld lekë

17.01.2020 - 12:48

Eksportet e mallrave në dhjetor të 2019-s arritën vlerën e 229 miliardë lekëve, duke u rritur me 1.2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndikimin kryesor në rritjen e eksporteve, sipas raportit mbi tregtinë e jashtme të publikuar sot nga Instituti i Statistikave (INSTAT) e dha grupi “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”. Eksportet e këtij grupi shënuan rritje vjetore prej 7.2%.

Instituti i Statistikave raporton se eksportet u ulën me 11.5 %, në krahasim me muajin nëntor 2019.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Ndryshe nga eksportet, në dhjetor, importet shënuan vlerën e 55 miliardë lekëve, duke u ulur me 7.6 %, në krahasim me një vit më pare, por u rritën me 4.8% krahasuar me nëntorin.

Deficiti tregtar i këtij muaji është 34 miliardë lekë duke u ulur me 12.6%, krahasuar me dhjetorin e 2018-s dhe duke u rritur me 19.1%, në krahasim me nëntorin e 2019-s.

Në total, eksportet e mallrave arritën 299 miliardë lekë në fund të vitit 2019, duke u ulur me 3.8 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 649 miliardë lekë duke u rritur me 1.2 %, krahasuar me një vit më parë.

Deficiti tregtar arriti vlerën 350 miliardë lekë duke u rritur me 5.8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përqindja më e lartë në Evropë

90% e shqiptarëve pronarë të shtëpive!