MENU
klinika

Shkëmbim inspektorësh për të shmangur korrupsionin!

Lëvizjet e fundit të ‘Tatimeve’ në Tiranë, Durrës dhe Fier

21.01.2020 - 20:13

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vendosur të vërë në zbatim një taktikë të re për të rritur kontrollet dhe efikasitetin e saj, ndaj subjekteve që u shmangen detyrimeve tatimore.

Ditën e sotme 50 inspektorë të hetimit tatimor të Tiranës do të zëvendësojnë për një periudhë të pacaktuar kolegët e tyre në Fier, ndërkohë që këta të fundit do të transferohen në Elbasan. Kjo lëvizje ka për qëllim të shmangë favorizimin e bizneseve që nuk paguajnë detyrimet nga kontrollorë të njohur të zonës.

Në fokus të kontrolleve do të jetë përdorimi i kasave fiksale, lëshimi ose jo i kuponit tatimor, deklarimi i fuqisë punëtore, lista e çmimeve si dhe paisja e mallrave me faturë.