MENU
klinika

Vendoset së shpejti

Lewis Hamilton kalon te Ferrari?

31.01.2020 - 11:42

Një lajm i bujshëm mbërrin nga mediat britanike. Kampioni i Botës, Lewis Hamilton po mendon t’i japë fund eksperiencës te Mercedes, skuderi me të cilët fitoi 6 titujt kampion.

Por, ajo që zbulon “Mirror” është me të vërtetë një lajm që do të trondiste Formula 1. Kampioni në fuqi i botës mund të transferohet te Ferrari që në sezonin e ardhshëm.

Ide që ka lindur pasi Hamilton është futur në vitin e fundit të kontratës te skuderia gjermane dhe nuk do të ishte çudi që në vitin 2021 ta shinim të kuq.

Një takim për të diskutuar të ardhmen e palëve është caktuar për më 12 shkurt, aty ku pritet të vendosen edhe fatet e Hamilton. Në rast të një kalimi të Leëis Hamilton te Ferrari, do të konsiderohej një tradhëti në botën e Formula 1, kjo për shkak të rivalitetit mes dy skuderive.

Ferrari do i jepte mundësinë Hamilton që të kërcënonte rekordin e pilotit legjendar, Michael Schumacher. Gjermani, ka fituar 5 herë me Ferrarin, nga 7 titujt në karrierë, një më shumë se Hamilton.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN