MENU
klinika

Takimet nuk mbarojnë

Liberta feston ditëlindjen ku performonte “babushi” Flori

05.01.2020 - 14:32

Ajo e ftoi në emisionin e fundvitit Flori Mumajesin dhe ndonëse kishin shumë gjëra për të folur asgjë nuk u tha.

“Kemi shumë për të thënë, por nuk preferojmë!”, tha moderatorja kur Flori Flori u shpreh se nuk donte të kujtonte gjëra të trishta.

Por takimet e tyre shoqërore, ose jo nuk mbaruan me kaq, pasi Liberta festoi ditëlindjen dje në club-in ku këndonte Flori Mumajesi.

Pas festës që organizoi me miq e të afërm, Liberta i vijoi festimet në një club në Prishtinë ku performonte Flori, dhe ku mori edhe një buqetë gjigante me lule.

“Babushi”, shkruante ajo teksa publikonte foton.

Pra nga ajo që na lënë të kuptojmë, Flori dhe Liberta vijojnë të jenë sërish miq.

Megjithatë, diçka të sigurt nuk do ta dimë asnjëherë për sa kohë të dy ata do të vijojnë të heshtin për historinë e tyre të përfolur të dashurisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


VIDEO/ “Kur të mbushet shpirti plot!”

“Thjesht t’du”/ Flor Mumajesi merr surprizën e veçantë