MENU
klinika

Premier League, java 21

Liverpool nuk di të ndalet as në 2020-n…

02.01.2020 - 23:04

Liverpool e nis aty ku e la, teksa vijon marshimin drejt titullit kampion. Të Kuqtë fituan në shtëpi 2-0 ndaj Sheffield United dhe diferenca shkon në +13 pikë nga vendi i dytë, plus Liverpool ka edhe një ndeshje më pak.

Që në minutën e 4’ ishte Salah ai që shënoi golin e avantazhit për skuadrën e tij. Në pjesën e dytë ishte radha e Mane për të shënuar golin e dytë, pasi u shërbye në zonë nga Salah.

Sezonin e shkuar, Liverpool e mbylli në kuotën e 97 pikëve, por nuk arriti të fitonte titullin kampion, pasi skuadra e Manchester City kishte vetëm një pikë më shumë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN