MENU
klinika

Premier League, Java 18

Liverpool nuk njeh limite, +19 pikë nga vendi i dytë

29.01.2020 - 22:36

Liverpool ka kaluar me sukses edhe ndeshjen e prapambetur në kuadër të javës 18. Të kuqtë fituan 2-0 në transfertë ndaj West Ham dhe tani shkojnë +19 pikë nga vendi i dytë, City.

Salah shënoi golin e parë në 35’ me penallti dhe me kaq u mbyll pjesa e parë. Në fillimin e pjesës së dytë, Chamberlain realizon golin e dytë dhe Liverpool më pas mbrojti fitoren.

Plot 70 pikë në 24 javë nuk janë arritur kurrë nga starti në ligat kryesore europiane. Një rekord që thellohet, pasi ishte 58. Me këtë ritëm, Të Kuqtë mund të vendosin plot rekorde të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të Kuqtë në Premier League

10 rekordet që mund të thyejë Liverpool…