MENU
klinika

Kushton 30 mln euro

Liverpool refuzon ofertat për Shaqirin

22.01.2020 - 13:24

Xherdan Shaqiri nuk është në shitje, të paktën në merkaton e janarit. Lajmi bëhet i ditur nga mediat angleze, që zbulojnë se klubi aktual i shqiptarit, Liverpool ka hedhur poshtë dy oferta konkrete në drejtim të 28-vjeçarit.

Bëhet fjalë për ofertat e ardhura nga Roma dhe Sevilla, me Kampionët e Europës që duket se nuk kanë qënë aspak të kënaqur me shumat e ofruara për futbollistin e kombëtares së Zvicrës.

Gjithçka duket se ka lidhje me strategjinë e merkatos së Liverpool, me klubin që do të ishte i gatshëm të heq dorë nga Shaqiri vetëm duke e shitur.

Por, një gjë e tillë nuk mund të thuhet për në merkaton e verës së ardhshme. Klubi e vlerëson lojtarin me 30 milionë euro dhe ofertat drejt tij nuk pritet të mungojnë.

28-vjeçari ishte një lojtar deciziv për Liverpool në sezonin e shkuar, duke e ndihmuar të triumfojë në Champions League dhe të duelojë me Manchester Cityn për titullin e Premier League. Pikërisht këto objektiva duket se kanë bindur Liverpool që të mos heq dorë kaq shpejt nga Shaqiri.

Ndërkohë, këtë sezon ai është penguar nga dëmtimet e shumta për të shkëlqyer, ku në 10 takime ka shënuar një herë. Liverpool nënshkroi me Shaqirin nga Stoke City në korrik 2018 për shifrën e 13 milionë paundëve.