MENU
klinika

Premier League, Java 24

Liverpool vuan, por seria e fitoreve nuk ndalet

23.01.2020 - 22:55

Liverpool ka vuajtur jo pak në transfertë ndaj Wolves, por në fund fiton 2-1, duke mos ndërprerë serinë e fitoreve në Premier League dhe vazhduar me rekordet.

Liverpool kaloi në avantazh në minutën e 8′ me anë të Henderson, që shfrytëzoi një pasim fantastik të Alexander-Arnold. Mbojtësi krosoi mjaft mirë dhe Henderson nuk fali.

Wolves ka barazuar rezultatin në minutën e 51′. Traore krosoi drejt zonës dhe Jimenez ndëshkoi mjaft bukur Alisson me kokë. Një barazim i merituar.

Ishin minuta të mira për vendasit, por Firmino ndëshkon në 84’. Të kuqtë arrijnë të mbajnë fitoren dhe shkojnë në +16 pikë nga vendit i dytë dhe me një ndeshje më pak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN