MENU
klinika

NBA

Los Angeles Lakers, 5 fitore radhazi në Perëndim

06.01.2020 - 11:39

Vjen fitorja e pestë radhazi në NBA për Los Angeles Lakers, që mundën 106-99 Detroit, duke ruajtur kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit.

Ndeshje në përgjithësi e dominuar nga kalifornianët, ku u dalluan Davis me 24 pikë e 11 rebound si dhe James, me një “triple double” (21 pikë, 14 rebound e 11 asist).

Me fitore kundërpërgjigjet edhe ekipi tjetër i Los Angeles, ai i Clippers, që mundi 135-132 Neë York, me George e Harrell që së bashku realizuan 70 pikë.

Pa probleme fiton edhe Miami, që mundi 122-111 Portland, duke qëndruar në vendin e tretë në Konferencën e Lindjes. 7 lojtarë të Miami-t realizuan mbi 10 pikë, me Dragic që realizoi 29 pikë e 13 asist.

Skuadra e Memphis, falë 30 pikëve të Valanciunas, mundi 121-114 Phoenix (Booker 40 pikë, por që mbetën për statistikë). Fiton edhe Minnesota, që mundi 118-103 Cleveland, ndeshje ku diferencën e bënë Dieng me 22 pikë e Napier me 21 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN