MENU
klinika

"Dekada e Shpresës dhe Ndryshimit"

LSI mbledh konventën: 2020 viti i rezistencës përballë qeverisë

04.01.2020 - 15:18

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar në kryeqytet konventën për Tiranën. Nën sloganin “Dekada e Shpresës dhe Ndryshimit”, Monika Kryemadhi u kërkoi shqiptarëve të marrin në dorë fatin e tyre.

Vitin 2020 e cilësoi si viti i rezistencës ndërsa tha se sot shqiptarët janë përballë një qeverie kriminale që ka varfëruar vendin.

Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi Konventën për Tiranën, ndërsa Kryetarja Monika Kryemadhi, tha se viti 2020 do të jetë viti i rezistecës kundër keq qeverisjes.

Sipas saj vendi është në krizë të thelle ekonomike dhe politike, ndërsa tha se vjen nga programi i opozitës së bashkuar.

“Ne jemi sot një popull i vogël i një vendi të vogël dhe i një vendi të varfër për momentin nën qeverisjen e një grupi kriminal antishqiptar, por jemi komb i madh i një vendi të pasur që gjithmonë ka gjetur forcën të ngrihet kundër diktaturës”- tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi, ju rikthye fatkeqësisë së termetit, ndërsa akuzoi se korrupsioni qeveritar po lë viktimat pa shtëpi.

“Realiteti virtual dhe i gënjeshtërt që Rama mendon se konsumojnë çdo ditë shqiptarët nuk mund të funksionojë”– vijoi më tej Kryemadhi.

Më tej ajo akuzoi Ramën se mbështet lobet antishqiptare.

“Boja i ka dalë edhe karagjozllëkut dhe vulgaritetit të Edi Ramës, qe e shiste si modernizëm. Ne e mirebesuam deh me pas e nënvlerësuam si përpjekje të tij për të mbuluar padijen apo gabimet”– tha ajo.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, i bëri thirrje të rinjve per t’u bashkuar kësaj force politike, e cila sipas saj po lufton për Shqipërinë evropiane.