MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 18

Luftëtarit i mohohet goli, ndal Kukësin

22.01.2020 - 15:55

Kryesuesit e Kategorisë Superiore nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në ndeshjen e parë të këtij viti. Kukësi ndalet në Gjirokastër nga Luftëtari.

Gjirokastritët kanë gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 36-të, por arbitri anësor ka anuluar gjithçka. Sipas anësorit, goli është anuluar për një faull në dëm të mbrojtësit mik, por nga pamjet tregojnë të kundërtën.

Verilindorët pak kanë bërë për të merituar tri pikë në këtë ndeshje. Nëse Bylis do të mundë Tiranën në ndeshjen e fundit të javës 18 (ora 17:00), Kukësi do të humbiste vendin e parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 18

Supergol i Hygor, Vllaznia e rinis mbarë