MENU
klinika

Shkak parakalimi i gabuar

Makina përplaset me bordurën, vdes 22-vjeçari

21.01.2020 - 17:47

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur rreth orës 17:05 të pasdites së sotme në aksin rrugor Rrogozhinë-Kavajë.

Automjeti me drejtues shtetasin O. L.,22 vjeç, si shkak i një parakalimi të gabuar ka devijuar nga aksi rrugor duke u përplasur me trafikndarësen.

Përplasja ka qenë e fortë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme drejtuesit të automjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit