MENU
klinika

Këngëtari merr surprizë të veçantë

Maluma feston ditëlindjen

29.01.2020 - 11:44

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Maluma feston ditëlindjen.

Artisti i shumë hiteve, mbush 26 vjeç dhe këtë ditëlindje ka vendosur ta festojë ndryshe.

Ai ka mbledhur miqtë e tij dhe të afërmit në avionin privat dhe brenda ka marrë një surprizë të këndshme.

Të ftuarit, janë kujdesur të zbukurojnë avionin me detaje festive dhe nuk mund të mungonte një tortë e veçantë.

Më pas festa ka vazhduar në një vend me muzikë, pranë plazhit dhe duket se të gjithë kanë pasur një kod veshjeje.

Së bashku me Maluma-n ata janë veshur me të bardha.

Kujtojmë se më 14 mars, këngëtari do të mbajë koncert madhështor në Tiranë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vetë këngëtari ka shpërndar foton

Sot të gjithë e duan! Ja si dukej Maluma i vogël