MENU
klinika

Aludimet, dhe çfarë pritet?

Maluma vjen me koncert në Tiranë!

18.01.2020 - 17:05

Prej ditësh në media ka qarkulluar një lajm ku thuhet se këngëtari që çmendi vajzat nga e gjithë bota, Maluma, do të mbajë koncert në Tiranë.

Shkak për këto aludime u bë një postim në Instagram, i cili po qarkullon masivisht dhe të gjithë po pyesin nëse është i vërtetë.

Burimet kanë konfirmuar se këngëtari me famë botërore do të mbajë një koncert madhështor së shpejti, para se të hymë në sezonin e nxehtë të verës.

Në javët në vazhdim do ju sjellim më tepër informacione që lidhen me këtë koncert që me siguri do bëjë namin.

Çfarë duhet të dini për Maluma-n?

Këngëtari është i famshëm në të gjithë botën dhe këngët e tij janë ndër më të pëlqyerat.

Ai ka disa bashkëpunime me yje botërorë si, Shakira, Jason Derulo, Ricky Martin apo Madonna.

Këngët e tij numërojnë mijëra klikime në Youtube dhe vajzat (por edhe djemtë), çmenden pas muzikës së tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vetë këngëtari ka shpërndar foton

Sot të gjithë e duan! Ja si dukej Maluma i vogël