MENU
klinika

Premier League, Java 24

Manchester United, çfarë hapi fals!

22.01.2020 - 23:13

Pikërisht kur pritej që Manchester United të afrohej me Chelsea, që mbrëmë u ndal në barazim, “Djajtë e Kuq” humbën 0-2 në shtëpi me Burnley.

Chris Wood ka shënuar golin e avantazhit për miqtë në minutën e 39’ të takimit teksa United nuk kishte rrezikuar thuajse asnjëherë seriozisht portën e Pope.

Pas pushimit Jay Rodriguez ka mposhtur De Gea-n me një goditje fantastike në minutën e 56’. United u mundua të reagonte, por Burnley ishte tepër solid në prapavijë duke mos i lejuar hapësira.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN