MENU
klinika

“Dialogu mënyra më e mirë për të zgjidhur konfliktet”

Marrëveshja mes palëve, reagon ambasadori britanik

14.01.2020 - 15:31

Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman ka reaguar për marrëveshjen e firmosur sot nga palët, lidhur me reformën zgjedhore.

Përmes një postimi në twitter, Norman shkruan se Mbretëria e Bashkuar beson se dialogu gjithëpërfshirës është gjithmonë mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet politike.

“Mirëpres marrëveshjen e sotme ndër-partiake për të ndjekur reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR. Mbretëria e Bashkuar beson se dialogu gjithëpërfshirës është gjithmonë mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet politike.” shkruan ambasadori britanik.