MENU
klinika

Nga The Washington Post

Marrëveshja SHBA-Kinë, qetësia para stuhisë!

16.01.2020 - 14:23

Tregu është lehtësuar shumë pasi dy superfuqqitë SHBA-Kinë, njoftuan se kanë nënshkruar fazën e parë të marëveshjes së tregtisë.

Ky duket se është thjesht një armëpushim në një betejë që ka të ngjarë të rifillojë pas zgjedhjeve të nëntorit.

Rritja kineze është ngadalësuar ndjeshëm, në pikën e saj më të ulët në gati 30 vjet. Shitjet e automjeteve ranë me më shumë se 8 përqind vitin e kaluar. Kërcënimi i Presidentit Trump për të imponuar edhe më shumë tarifa për importet kineze në mes të dhjetorit parashikojnë se do të ketë probleme të mëtejshme për ekonominë kineze të varur nga eksporti.

Trump kishte arsyet e tij për të bërë pak pushim në luftën tregtare. Ai po hyn në vitin e zgjedhjeve, dhe lufta tregtare kishte dëmtuar fermerët dhe prodhuesit e varur nga lëndët e para të prodhuara kineze. Kjo ndalesë e përkohshme u jep prodhuesve një shans të fitojnë më shumë, e cila nga ana tjetër mund të ndihmojë përpjekjen e Trump për tu rizgjedhur.

Kushtet e marrëveshjes plotësojnë nevojat afatshkurtra të secilës palë.  Por kjo marrëveshje nuk zgjidh asnjë nga çështjet e rëndësishme.

Firma amerikane do të vazhdojnë, për shumë kohë, të varen nga, eksportet ose importet kineze.

Nëse situate vazhdon kështu, kjo mund t’i japë Kinës më shumë fuqi në çdo konflikt të ardhshëm pasi do të ketë më shumë firma amerikane që do t’i bëjnë presion Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë.

Kjo e bën rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të këtij viti jashtëzakonisht të rëndësishme për marrëdhëniet e ardhshme amerikane-kineze.

kolana e librave

Kushdo që fiton do të duhet të vendosë se si t’i zgjidhë këto çështje, apo edhe nëse ia vlen t’i zgjidhësh.

Po bëhet gjithnjë e më e qartë se Kina po ndërton një shtet tekno-totalitar, të aftë për të shtypur kundërshtimet e brendshme dhe për të ndikuar kud në të gjithë botën. Dhe po e bën atë me para të SHBA, prona intelektuale amerikane dhe qasje në tregjet e SHBA.

Një president që e kupton këtë, do të fillonte procesin e gjatë dhe të dhimbshëm të pakësimit të mbështetjes amerikane për regjimin kinez sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kjo nënkupton tarifa të reja, ndërtimin e aleancave me kombet e tjerë, të cilët gjithashtu janë të kërcënuar nga fuqia kineze dhe sigurimi i tregjeve alternative për prodhuesit amerikanë, të cilët do të dëmtohen nga ndryshimi i marrëdhënieve.

Kina, natyrisht, do të përpiqet të parandalojë që kjo të mos ndodhë.

Marrëveshja tregtare e së mërkurës, pra, është qetësia para stuhisë së ardhshme.

Amerika me shumë mundësi është totalisht e papërgatitur për trazirat dhe dëmet që do të vijnë.

Henry Olsen, The Washington Post
Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al

Po mbështet kundërshtarin e tij

Putin ‘heq dorë’ nga Trump?!

"Turqia ka fuqinë dhe kapacitetin për..."

Erdogan: Politikat tona nuk janë aventura